Albin Kurti shkarkon Bordin e KEK-ut, emëron katër anëtarë të tjerë

17:29 | 23 Prill 2020

Kurti ka shkuarkuar Bordin e KEK-ut dhe ka emëruar katër anëtarë të tjerë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar të gjithë anëtarët e Bordit të Ndërmarrjen Publike “Korportata Energjetike e Kosovës”.

Në vendimin e qeverisë në detyrë ceken edhe arsyet e shkarkimit, teksa në vendim, është emëruar edhe bordi i ri.

Në vendimin e siguruar emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të KEK-ut janë: Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezat Halilaj.

Komento: