Albin Kurti shkarkon dy drejtorë të Telekomit

17:26 | 23 Prill 2020

Janë shkarkuar dy drejtorë të Telekomit.

Qeveria në detyrë, në krye me Albin Kurtin, ka shkarkuar dy drejtorë të Telekomit.

Bëhet fjalë për Luljeta Elezi dhe Teki Shala, të cilët me vendim të sotëm janë larguar nga pozitat e anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të Telekomit.

Në vendimin e Qeverisë në detyrë, të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Blic, janë emëruar si drejtorë të Bordit të Përkohshëm në Telekom, Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi.

Komento: