
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.
Liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen më 22 tetor në Mal të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas liderëve të tjerë të rajonit.
Nga ky samit, në Kosovë presin shtyrjen përpara të marrëveshjeve rajonale që kanë mbetur të bllokuara, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.