Albin Kurti shkon në prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Albin Kurti shkon në prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit

09:30 | 18 Dhjetor 2019

Kurti arrin në prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është paraqitur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për kallëzimin penal kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për rastin ‘Organizata “Syri i Populli”.

Kurti ka hyrë në objektin e Prokurorisë ndërsa nuk është deklaruar për medie.

Pas Kurtit për të njëjtin kallëzim penal në Prokurori do të paraqitet edhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se me 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Kr’ ime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rre’më.

Atë kohë, pasi që dorëzuan kallëzimin penal Konjufca i cilësoi dëshmitë e Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Vetëvendosjes, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terr’ oriste, që është Syri i Popullit”.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast dhe kanë mbërritur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten sot në prokurori.

Komento: