Albin Kurti shtrihet në QKUK, ja gjendja shëndetësore e tij

12:20 | 26 February 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me grip, zyrtarët e VV-së japin sqarime për gjendjen e tij.

Albin Kurti, mëngjesin e ditës së sotme nuk e ka nisur mirë.

Si pasojë e gripit sezonal, Kurti gjendet i shtrirë në QKUK

Këtë e ka bërë të ditur bashkëpartiaku i tij, Arben Vitija, i cili ka shkruar në rrjetin social se gjendja e Kurtit është stabile.

“Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka shkruar Vitija.

E si Kurti në QKUK janë edhe mijëra kosovarë të cilët po përballen me gripin sezonal, ndërkaq 11 persona kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit dhe atij sezonal.

Komento: