Zhvillimet në dialog, Kurti sot përballet me deputetët.
Kuvendi i Kosovës, do të mbajë sot, seancë plenare, ku do të debatohet për zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Seanca do të fillojë me fillim nga ora 12:00.
Kjo seancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ku e kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti, që të debatojnë në të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun.
“Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në tëitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi rreth kësaj seance.
Kurti, në seancën e Kuvendit të datës 2 shkurt, kishte treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale.