Albin Kurti tregon prioritetin kryesor të Qeverisë së re

10:55 | 20 November 2019

Albin Kurti thotë se Qeveria e re do të angazhohet për një shtet të së drejtës.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

VV thotë se Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht, pasi thotë se populli vendosi që mbaroi pritja e gjatë për një qeveri të pakorruptuar dhe punëtore.

“Shprehëm falënderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor. Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Komento: