Albin Kurti tregon se cilat personalitete e uruan për rezultatin pas zgjedhjeve

11:58 | 23 Tetor 2019

Personalitetet që uruan Kurtin për rezultatin pas zgjedhjeve.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se ka marr shumë urime për rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka përmendur personalitetet të cilat e uruan atë për rezultatin zgjedhor.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje”, ka shkruar Kurti.

Komento: