Kurti flet për bisedimet me LDK-në dhe tregon cili do të jetë prioriteti i qeverisë së re.
Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, priti sot në takim, ambasadorin italian z. Piero Cristoforo Sardi.
Siaps një komunikate të VV-së, ky i fundit përshëndeti mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor duke vlerësuar pjesëmarrjen aq të madhe tregoi të qytetarëve në zgjedhjet demokratike në vend.
Ai tha se, pas çertifikimit të rezultateve, është e rëndësishme të formohen institucionet dhe qeveria e re.
Kurse Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për përkrahjen e deritanishme të Italisë ndaj Republikës Kosovës dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të ndërtohet e avancohet tutje.
Në komunikatë më tej thuhet se Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi.
Në këtë drejtim, tha ai, janë duke u zhvilluar bisedimet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, që do t’i japin qeverinë e re Republikës.
Për fund, Kurti foli edhe për parregullsitë dhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor në komunat me shumicë serbe ku mungojnë sundimi i ligjit, pluralizmi politik e demokracia.
“Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte të vazhdueshme dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen”, njofton VV.