Albin Kurti udhëton për në Gjermani, kjo është arsyeja

14:30 | 14 October 2022

Albin Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

Bëhet e ditur se me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Komento: