Albin Kurti viziton familjen Gudaqi në Stagovë ku humbën 3 anëtarë gjatë luftës: Dëshmorët dhe martirët janë themelet e shtetit

15:10 | 22 Maj 2026
albin-kurti-viziton-familjen-gudaqi-ne-stagove-ku-humben-3-anetare-gjate-luftes:-deshmoret-dhe-martiret-jane-themelet-e-shtetit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka vizituar familjen Gudaqi në Stagovë të Kaçanikut, në përkujtim të 27-vjetorit të masakrës së 21 majit 1999, ku u vranë 13 civilë shqiptarë.

Gjatë vizitës, Kurti kujtoi dhimbjen dhe sakrificën e familjes Gudaqi, e cila humbi tre anëtarë gjatë luftës. Në mesin e viktimave ishin edhe Fitimi, i cili më 6 qershor do të mbushte 7 vjet, si dhe Hanifja, 94 vjeçare.

Ai përkujtoi gjithashtu dëshmorin Ekrem Gudaqi, luftëtar i UÇK-së, për të cilin tha se ishte patriot deri në vdekje.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi se dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës mbeten themeli i shtetit.

“Dëshmorët e martirët, invalidët e luftës dhe krejt ata që luftuan e kontribuan duke dhënë shumë nga vetja e gjithçka për kombin janë rrënjët e lirisë së shtetit dhe themelet e shtetit”, u shpreh ai.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1GiBKT3ge9/

Komento: