Albin Kurti viziton monumentet e restauruara

15:42 | 02 Tetor 2022

Kurti me ministra vizitojnë monumentet e restauruara.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat Harjulla Çeku e Elbert Krasniqi kanë vizituar asetet e restauruara të trashëgimisë kulturore.

Ata kanë vizituar kullën e Sheremetit në Pejë, kullën e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, Hanin e Haraqisë në Gjakovë si dhe Muzeun etnografik në Gjakovë.

“Gjatë vizitave në monumentet e restauruara u theksua se për vitin 2022 është planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente. Po ashtu u theksua që restaurimet përcjellen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve.”

ZKM njofton se ndërhyrje restauruese janë duke u realizuar në dhjetëra monumente tjera.

“Përveç ndërhyrjeve restauruese në asetet e vizituara, janë realizuar dhe janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në dhjetra monumente: Muzeu Etnologjik Emingjiku në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Kinemaja e Parë në Prizren, Hamami i Gazi Mehmet Pashës në Prizren, Hamami në Mitrovicë dhe në disa monumente brenda Qendrës Historike të Prizrenit.”

Komento: