Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca dalin t’i presin mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci

22:30 | 27 Korrik 2021

Kurti, Osmani e Konjufca dalin t’i presin mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci.

Në Aeroportin e Prishtinës pas pak minutash pritet të arrijnë mërgimtarët e mbijetuar në aksidentin e tmerrshëm në Kroaci që la 10 të vdekur.

Për t’i pritur ata, tashmë kanë dalë familjarët e tyre, shkruan lajmi.net.

Përveç tyre, në Aeroport kanë dalë edhe liderët institucionalë, kryeministri Kurti, presidentja Osmani, dhe kryekuvendari Konjufca.

Pas arritjes së mërgimtarëve në Kosovë, pritet të ketë edhe konferencë për media.

Komento: