Albin Kurti zhvillon një takim virtual me ministrin francez, Haddad

22:50 | 29 Prill 2026
albin-kurti-zhvillon-nje-takim-virtual-me-ministrin-francez,-haddad

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim virtual me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Në një komunikatë për media nga zyra e tij, thuhet se palët kanë biseduar për bashkëpunimin në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030.

“Kryeministri Kurti tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit evropian, si dhe pret marrjen e Pyetësorit të Komisionit Evropian drejt fitimit të statusit të vendit kandidat. Ai theksoi se ky proces kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e reformave të brendshme, sidomos të administratës publike dhe të gjyqësorit.

Të dyja palët biseduan për bashkëpunimin me Francën në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, që do të mbahen në Kosovë, si një mundësi për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e investimeve dhe tregtisë”, thuhet në njoftim.

Tutje, shkruan:

“Kryeministri Kurti po ashtu shprehu synimin për të fuqizuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përgjatë transformimit avancues të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet euroatlantike”.

Komento: