Kurti zhvillon telefonatë me Lajçak, bisedojnë për dialogun me Serbinë.
I pari i VV’së Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin tha se ka biseduar çështje të ndryshme përfshirë fatin e të pagjeturve.
“Falënderova Lajcakun për rolin mbështetës të BE’së në dialog dhe u dakorduam që përfituesit kryesorë duhet të jenë qytetarët”, thotë Kurti.
“Ripërsërita se dialogu duhet të jetë parimor, i përcaktuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet diskutabile në mes të Kosovës dhe Serbisë”.