“Albin rrenci” dhe “Albin mashtruesi”, protesutesit kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë

12:37 | 26 Janar 2022

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, disa protestues thërrasin “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga shoqëria civile.

Aty veçse ka filluar mbledhja e qytetarëve të cilët mbajnë pankarta të ndryshme në duar.

Qytetarët duke brohoritur “Asnjë centë ma shumë”, janë nisur drejt sheshit “Skënderbeu”.

“Largoje KEDS-in”, është njëra nga thirrjet tjera të protestuesve.

Janë dëgjuar edhe brohorima “Albin rrenci” dhe “Albin mashtruesi”.

Komento: