Albin Tahiri, i 37-ti në sllallom të madh në Lojërat Olimpike

10:14 | 13 Shkurt 2022

Albin Tahiri, i 37-ti në sllallom të madh

Skitari Albin Tahiri, është renditur i 37-ti nga 87 garues në garën e parë të sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri e përfundoi garën me kohë 1 minutë e 32.41 sekonda.

Kushtet e vështira shkaku i borës së madhe dhe erës, bënë që shumë garues të dalin nga shtegu, ndërsa garën e përfunduan 54 sosh.

Për të njëjtat arsye, pra bora dhe era që po mbretëron në Qendrën Skitare në Yangqing të Kinës, bëri që lëshimi i dytë i sllallomit të madh të mos nisë në kohën e paraparë por të shtyhet deri në ora 08:00 me kohën tonë lokale.

Komento: