“Albin, ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, protestë pro Kurtit dhe Qeverisë në Prishtinë

16:06 | 13 Gusht 2023
“albin,-ti-ku-je-krejt-kosoven-ketu-e-ke”,-proteste-pro-kurtit-dhe-qeverise-ne-prishtine

Gjatë ditës së diel në sheshin kryesor të Prishtinës është mbajtur një protestë pro Qeverisë dhe pro kryeministrit, Albin Kurtit.

Kjo protestë u shoqërua me thirrje si “Albin, ti ku je krejt Kosovëm këtu e ke”, “Albin, ti ku je diasporën këtu e ke”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje”.

Ndërsa, protestuesit kanë mbajtur pankarta që i bënin thirrje opozitës të jetë më konstruktive.

“Ftojmë opozitën që mos të përkrahin Serbinë, po të mbështesin shtetin dhe sovranitetin”, “Të sillen para gjyqi të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës”.

Marshi ishte organizuar nga Albert Shabani nga Skenderaj, dhe ka nisur rreth orës 14:00.

“Marshi im sot, ishte përtej pritjeve të mia! Faleminderit te gjithë juve qytetar, faleminderit përzemërsisht qe u përgjigjet thirrjeve të mia për Marshin në mbështetje te Qeverisë!”, ka shkruar pas protestës.

Komento: