Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media sot.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit dhe për datën e zgjedhjeve të reja.
Kurti ka thënë se e kanë lutur Ramush Haradinajn që të mos rrijë afër ‘Gjarprit’.
“E kemi lutur Kryeministrin Haradinaj të mos e mbështesë demarkacionin me Malin e zi, ai na shpërfilli. E kemi lutur Kryeministrin të na e mbështesë mocionin opozitar që ia ndalon Thaçit mundësinë të bëjë negociata për territorin e shtetit, prapë na ka shpërfillur”, tha ai.
Kurti tha se Kosova ende nuk e ka një rezolutë që ia pamundëson Presidentit të bëjë pazare me territorin e vendit.
Albin Kurti u shpreh se Hashim Thaçi duhet t’i thërrasë vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“I bëj thirrje Presidentit të mos e zhagisë procesin drejt zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, shtoi Kurti.
Kurti u shpreh se po i mobilizojnë strukturat partiake dhe po përgaditen për zgjedhje të reja.
“Edhe letra e dorëheqjes së Kryeministrit ishte fillim i fushatës elektorale, sepse Kosova ka nevojë për qeveri të re, që sjell barazi dhe mirëqenie për qytetarët” ka përfunduar Kurti.
Në këtë konferëce Albini është parë i emocionuar dhe shumë djersitur.