Prishtina e zyrtarizon Albion Kurtajn.
Prishtina e ka transferuar futbollistin Albion Kurtajn.
Sulmuesi anësor është prezantuar si futbollist i Prishtinës sot, teksa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Së fundmi, Kurtaj ishte pjesë e Llapit, ku tregoi paraqitje mjaft të mira.
“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, tha Kurtaj për faqen e klubit të kryeqytetit.