Ish sekretarja Medline Albright është shprehur krenare për gjithçka që ka bërë për Kosovën.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright në kabinetin e tij.
Albright është duke qëndruar në Kosovë në shënim të përvjetorit të njëzetë të çlirimit të Kosovës. Gjatë këtij takimi Albright është dekoruar nga presidenti Thaçi me çmimin “Urdhri i Lirisë”.
Pas takimi Albright ka thënë se është shumë e lumtur për gjithçka që ka bërë për Kosovën. Ajo është shprehur se SHBA-të bënë gjënë e duhur që ndihmuan popullin e Kosovës ta fitonte lirinë, shkruan Reporteri.net.
“Ju faleminderit shumë për këtë nder. Më duhet të them se më pëlqen të marr dekorata, por asgjë nuk më bën më të lumtur se të jem edhe më shumë pjesë e Kosovës. Jam shumë krenare për çdo gjë që keni bërë dhe ne kemi bërë për Kosovën. Kurrë nuk do ta harroj ardhjen time në Prishtinë për herë të parë pas luftës, kur turmat e njerëzve ishin të mëdha dhe çdokund kishte mbishkrime “Faleminderit Amerikë”. Mendoj se SHBA-të bënë gjënë e duhur që ndihmuan popullin e Kosovës ta fitonin lirinë. Kosova është shtet i pavarur që duhet të njihet si i tillë”, është shprehur ndër të tjera Albright.