Albulena Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë e legjitimitet të ndërhyjë në themelin kushtetues për të ndryshuar apo shtuar diçka

14:26 | 10 Shtator 2025
Albulena Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë e legjitimitet të ndërhyjë në themelin kushtetues për të ndryshuar apo shtuar diçka

Nënkryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në konferencën e sotme tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka as kompetencë e as legjitimitet të ndërhyjë në themelin kushtetues për të ndryshuar apo shtuar diçka, shkruan Gazeta 10.

Haxhiu tha se kërkesa e Listës Serbe dhe përpjekjet e saj për të monopolizuar vendet e rezervuara, sipas Haxhiut, përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe demokratike. E Gjykata Kushtetuese nuk duhet të njohë asnjë pretendim në këtë rast të Listës Serbe, ecila synon të pengojë konstituimin e Kuvendit, shtoi tutje Haxhiu.

“Kërkesa e Listës Serbe dhe përpjekjet e saj për të monopolizuar vendet e rezervuara përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe demokratike. Gjykata Kushtetuese nuk duhet të njohë asnjë pretendim në këtë rast të Listës Serbe, e cila synon të pengojë konstituimin e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese as nuk e ka këtë kompetencë, e as këtë legjitimitet për të ndërhyrë në ligjet kushtetuese dhe për të ndryshuar apo shtuar diçka në to. Në kuadër të procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, është themelore të theksohet se jemi shtet sovran dhe i pavarur, ku funksionimi i institucioneve është i domosdoshëm”, tha Haxhiu në konferencë për media./Gazeta10

Komento: