Albulena Haxhiu i përgjigjet Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

09:42 | 03 November 2019

Mospajtime në mes të LDK-së e VV-së.

Nga Vetëvendosje i janë kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

Ky i fundit në një postim në Facebook, thoshte se kryeministri kalon fillimisht në zyret e LDK-së, shkruan lajmi.net.

Madje shkruante se asnjë parti në Kosovë nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë, duke i dërguar kështu mesazh të qartë kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, në një përgjigje të shkurtër ka thënë se kryeministri është vendosur më 6 tetor, që sipas saj do të jetë Albin Kurti.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, tha ajo.

Haziri nuk e kishte lënë me kaq me komentet e tij ndaj VV-së.

Duke iu kundërpërgjigjur një komentuesi, ai ishte shprehur i gatshëm që Vetëvendosjen ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje.

Komento: