
Ministre e Drejtësisë në Qeverinë e re do të jetë Albulena Haxhiu.
Albulena Haxhiu, ka folur pasi sot është zgjedhur ministre e Drejtësisë.
Ajo thotë se Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta, por shprehet e bindur që synimet për shtetin e së drejtës do të jetësohen.
Postimi i saj:
Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë.
Është përgjegjësi të cilin do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës.
Për këtë, falenderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen.