Albulena Haxhiu ndërpret seancën, njofton vazhdimin e saj për nesër në ora 10:00

22:14 | 27 Prill 2026

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka ndërprerë seancën për zgjedhjen e Presidentit, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu njoftoi se seanca do të vazhdoj nesër në orën 10:00.

“Këtë seancë plenare do ta vazhdojmë nesër në orën 10:00”, tha Haxhiu.

Para se ta ndërprente seancën, u mbajtë një votim jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë.

Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Komento: