Albulena Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj, falënderon për ngushëllimet

09:30 | 11 Prill 2026
albulena-haxhiu-njofton-per-kohen-e-varrimit-te-babait-te-saj,-falenderon-per-ngushellimet

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se varrimi i babait të saj do të bëhet nga ora 17:00 në fshatin Lupç të Podujevës.

Haxhiu më herët njoftoi se humbi babanë e saj, duke thënë se nuk do ta harrojë kurrë atë që e quajti si mbështetësin e saj kryesor.

Njoftimi i Haxhiut:

Të dashur miq e familjarë,

ju njoftojmë se sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës, do t’i japim lamtumirën e fundit babit tonë të dashur.

Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet në këto momente të rënda.

Me mirënjohje të thellë,

Familja Haxhiu

Komento: