Albulena Haxhiu thërret për seancë të jashtëzakonshme në ora 20:30

20:20 | 27 Prill 2026
albulena-haxhiu-therret-per-seance-te-jashtezakonshme-ne-ora-20:30

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot është pranuar kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit që bëri Haxhiu, seanca do të mbahet sot në orën 20:30 dhe në rend dite është zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve të tyre kushtetuese.

Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kreut të shtetit, në një moment të rëndësishëm për institucionet e vendit.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1CRdMwktbf/?mibextid=wwXIfr

Komento: