Albulena Haxhiu ‘thumbon’ deputetin e PDK-së: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht

16:40 | 11 April 2019

Në Kuvend po zhvillohet seanca për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Derisa para saj foli deputeti i PDK’së, Hajdar Beqaj, i cili fajësoi Vetëvendosjen se në dy komunat që ka udhëhequr, ajo ka punësuar njerëz të saj.

Haxhiu tha se deklaratat e Beqajt nuk i merr seriozisht, shkruan Gazeta Express.

”Hajdar Beqaj është shumë qesharak për ta marrë seriozisht”, ka thënë deputetja e VV’së.

Tutje ajo ka folur për mungesën e kryeministrit Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme.

“Është dashur të jetë këtu të na tregojë se si do të veprojë pas këtij eksodi dhe të distancohet nga deklaratat skandaloze të këshilltarit të tij, Halil MAtoshi”, ka thënë Haxhiu.

Komento: