
Aleanca i ka dërguar një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën sqaron qëndrimin e saj lidhur me procesin e themelimit të institucioneve të Kosovës, duke bërë të ditur se nuk është e interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë në asnjë formë.
Në letrën e nënshkruar nga kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, thuhet se subjekti politik ka ofruar mbështetje për themelimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, me theks të veçantë te zgjedhja e Presidentit të Kosovës.
Aleanca thekson se ka paraqitur gjashtë pika që i konsideron me interes jetik për vendin, por sipas saj, nuk ka marrë asnjë përgjigje, direkte apo indirekte, nga Vetëvendosje.
Gjashtë kërkesat e Aleancës janë:
Në fund të letrës, Aleanca shprehet se, në mungesë të përgjigjes për këto propozime, nuk sheh arsye për të zhvilluar takim në formatin e deritanishëm me kryetarin e Vetëvendosjes.