Agjenti i Lautaros zbulon shumë gjëra: Presim thirrje nga Interi për kontratën e re.
Agjenti i Lautaro Martinezit, Alejandro Camano, ka thënë se ka pranuar oferta të shumta gjatë kësaj vere për argjentinasin, por ka shtuar se ai është i lumtur te Interi.
25-vjeçari në vitet e fundit është bërë simbol i Interit, duke shënuar 28 gola dhe duke kontribuar me 11 asistime në 57 ndeshje në sezonin e fundit në të gjitha garat.
Në javët e fundit është raportuar se për Lautaron ka ardhur një mega ofertë nga Arabia, por që të njëjtën e ka refuzuar.
“Lautaro ka shënuar shumë gola me Interin, fitoi një scudeetto, fitoi një Kupë të Botës. Ai ka bvrë gjëra të mëdha me klubin dhe kombëtaren, këto nuk janë gjëra nuk vërehen nga top klubet në Evropë”, u shpreh Camano.
“Kishte oferta, por Lautaro nuk dëshiroi të dëgjonte, ai nuk po i bën presion klubit që bëjë të ofertë”.
Camano potencoi se ende nuk ka marrë një ofertë nga Interi për kontratën e re, por që sipas tij, ajo do të vjen së shpejti.
“Lautaro është i lumtur te Interi, ai do të bëhet baba për herë të dytë, dhe të dy fëmijët do të lindin në Milan, në qytetin ku është duke u rritur si futbollist me familjen e tij”.
“Interi i ka dhënë shumë përkrahje duke e bërë kapiten. Ai është i kënaqur me këtë”.
“Marrëdhënia me Interin është e shkëlqyeshme, ne duhet të punojmë së bashku që t’i japim Lautaros përkrahjen e duhur që meriton si top lojtar”, shtoi Camano.
“Për momentin klubi nuk më ka thirrur, por besoj që do ta bëjnë për shkak se ne duam më të mirën për një lojtar si Lautaro”.
Martinez qëkur u transferua te Interi ka shënuar 102 gola dhe ka kontribuar me 37 asistime.