Aleksandar Vuçiç të shtunën mbledh qeverinë serbe rreth situatës në Kosovës

10:51 | 04 November 2022

Vuçiç të shtunën mbledh qeverinë serbe rreth situatës në Kosovës.

Një seancë e qeverisë serbe ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të informojë ekzekutivin serb rreth situatës në Kosovë do të mbahet të shtunën, njoftuan mediat e Beogradit, raporton Reporteri.

Siç u lajmërua nga një numër portalesh të afërta me qeverinë serbe, Vuçiç e ka thirrur këtë “seancë informative” për shkak të tensioneve në Veri, suspendimit të komandatit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, si dhe për bisedimet me serbët, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Për suspendimit e Gjuriç, edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thirrur “takim urgjent” për të shtunën me të gjithë përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës, ku, siç ka paralajmëruar ai, planifikojnë të lëshojnë institucionet.

Komento: