Aleksandar Vuçiq ‘zbret’ në Luginën e Preshevës

09:35 | 28 February 2019

Sot në Medvegjë do të shkojë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njoftojnë mediet serbe.

Vuçiq pritet të bëjë një vizitë në banjën “Sijarinskoj”.

Vizita e Vuçiqit në Luginën e Preshevës, raportohet se vjen si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që kjo pjesë ti bashkohet Kosovës.

“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të jetë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe.

Komento: