Vuçiq i flet emisarit gjerman për integritetin territorial të Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar me të dërguarin special të Gjermanisë për Dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Saracin.
Atij Vuçiq i ka folur edhe për integritetin territorial.
Për këtë bisedë Vuçiq ka treguar përmes një postimi në Instagram.
“Në një bisedë të hapur me Manuel Saracin, kam ripërsëritur qëndrimin e Serbisë për të gjitha çështjet në Ballkanin Perëndimor: respektimin e së drejtës ndërkombëtare, integritetin territorial të të gjitha vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen, lidhjen dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vuçiq.
Gjermania e ka shtuar pëfshirjen për sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky dialog është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.