Aleksander Vulin shpërblehet me pozitë të re nga Republika Srpska

11:23 | 27 Dhjetor 2023
aleksander-vulin-shperblehet-me-pozite-te-re-nga-republika-srpska

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, emëroi Aleksandar Vulin anëtar të Senatit të Bosnjë-Hercegovinës, raporton RTRS, transmeton FrontOnline.

Në vendim thuhet se në bazë të Kushtetutës së Republikës Srpska dhe Ligjit për Senatin, Vulin emërohet senator i Republikës Srpska nga 1 dhjetori.

Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska.

Senati ka 55 anëtarë të emëruar nga Presidenti i Republikës Srpska. Anëtarë të Senatit emërohen figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore. Senatori emërohet për shtatë vjet, me mundësi emërimi për një mandat tjetër.

Kjo vjen pasi Aleksander Vulin dha dorëheqje nga pozita e shefit të BIA-së në Serbi./FrontOnline/

 

 

Komento: