Alexi Sanchez niset për Milano, nesër nënshkruan me Interin

00:32 | 20 Gusht 2019

Alexis Sanchez pritet të largohet nga Manchester United.

Mediat raportojnë se sulmuesi kilian nesër do të arrijë në Milano, për t’i kryer testet mjekësore.

Sanchez nuk ishte ftuar fare për ndeshjen e Manchester United qe sonte luajit kundër Wolves.

Sanchez do ti bashkohet Interit si huazim i lirë me opsion blerjen në fund të sezonit për 15 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Gjatë këtij sezoni, Manchester United po ashtu do ta paguajë s’paku gjysmën e pagës së tij, ku Interi do të paguajë vetëm 4 milionë euro.

Testet mjekësore pritet që të kryhen nesër në Itali, pasi 30 vjeçari të nënshkruan kontratë të re.

Ky është një rikthim në Seria A derisa ai luajti për Udinesen nga 2008-2011, për t’u shitur mandej në Barcelonë për 26 milionë euro.

Ai mandej u transferua në Arsenal më 2014 për 42.5 milionë euro, por ai vuajti të shkëlqej në Manchester United pas transferimit nga Arsenal për 34 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: