Mac Allister, gjithnjë e më afër Liverpoolit.
Alexis Mac Allister duket gjithnjë e më afër transferimit te Liverpooli.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se argjentinasi pothuajse i ka pranuar kushtet e ofruara nga “Të Kuqtë”, pas projektit që iu prezantua atij muajin e kaluar.
Megjithatë, marrëveshja thuhet se ende nuk është arritur në tërësi, pasi ka edhe disa detaje tjera.
Për Mac Allister interesim ka shprehur edhe Chelsea. Ai vlerësohet edhe nga Mauricio Pochettino, i cili pritet të jetë trajneri i ri i “Bluve”.
Sa i përket një marrëveshjeje me Brightonin, sipas Romanos, nuk ka ndonjë problem rreth kësaj.
24-vjeçari me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Ai në tregon vlerësohet me 42 milionë euro.
Alexis Mac Allister këtë sezon ka regjistruar 37 paraqitje me “Pulëbardhat”, ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 2 asistime.