Alexis Sanches ka munguar në stërvitjet e Manchester United, mësohet arsyeja

16:53 | 22 Gusht 2019

Alexis Sanches ka munguar në stërvitjet e klubit.

Ai ka munguar në stërvitjet e sotme të Manchester united – pasi që ka pasur për të udhëtuar për në Ambasadën Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër

Sanchez ende po dëshiron t’ia tregoj vlerat e tij trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në rast se dështon largimi i tij nga Old Trafford gjatë këtij muaji.

Por mungesa në këtë mëngjes në stërvitje me skuadrën dhe mungesa në ndeshjen në shtëpi të United kundër Crystal Palace –e lë atë ende larg të qenit pjesë e skuadrës së parë.

Në këtë rast, ai sot ishte në ambasadën e re të Amerikës në Londër, në lagjen Battersea duke aplikuar për një vizë pasi që dëshiron ta vizitojë SHBA.

Sanchez pritet që të jetë pjesë e skuadrës së Kilit e cila do të luajë një ndeshje miqësore kundër Argjentinës në Los Angeles muajin e ardhshëm.

Komento: