Ali Ahmeti i tronditur nga tragjedia në Deçan: Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse, shoferi i autobusit dhe kondukteri i autobusit nga gjuajtja me armë nga disa personave.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se e dënon në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur.
“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time. Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu. E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagoaur.I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar”