Ali Ahmeti: Mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve tanë në shtëpi

10:56 | 09 Shkurt 2026
ali-ahmeti:-mbeshtetja-per-drejtesine-e-luftes-clirimtare-dhe-per-kthimin-sa-me-te-shpejte-te-clirimtareve-tane-ne-shtepi

Ish-eprori i UÇK-së, njëherit kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë mbështetjen e fuqishme për marshin e 17 shkurtit ndaj ish krerëve të UÇK-së.  Ai ka pritur edhe në takim drejtuesit e platformës “Liria ka Emër”.

“Me kënaqësi të veçantë mirëprita drejtuesit e “Liria ka emër”, znj. Eliza Hoxha dhe z. Ismail Tasholli. Gjatë takimit biseduam për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një thirrje qytetare për drejtësi dhe dinjitet. Mbështetja për drejtësinë e luftës çlirimtare dhe për kthimin sa më të shpejtë të çlirimtarëve tanë në shtëpi është një mesazh i qartë uniteti kombëtar dhe dinjiteti. Drejtësi. Dinjitet. Liri.”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: