Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ish-kreun e saj dhe kryetarin e partisë më të madhe shqiptare atje, Ali Ahmeti, ndodhen tashmë në Kuvend, aty ku Talat Xhaferi, ish-komandant, pas pak do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar, raporton Gazeta Express.
Zëvendëskryeministri dhe zyrtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se dëshiron “t’i ndajë emocionet” duke u lajmëruar drejtpërdrejt në Facebook nga ambientet e Kuvendit maqedonas, ku u dëgjuan këngë të Ilir Shaqirit e këngë të tjera shqip. Ahmeti u duk shumë i lumtur, teksa ia mori këngës edhe vetë.
“Urime të gjithë shqiptarëve. Është ngjarje e madhe sigurisht. Te të gjithë të i kam takuar deri më tani, shkëlqejnë sytë te të gjithë, ministrat e deputetëve”, tha Ali Ahmeti.
“Dhe nuk është sukses i vogël. Për një çerek-shekulli, shqiptarët arrijnë majat e institucioneve dhe drejtimin e shtetit. Me simbole kombëtare, me universitete…”, tha ai.
Paraprakisht, Grubi hyri në sallën e Kuvendit dhe tregoi karrigen ku do të uet kryeministri i parë shqiptar në RMV, Talat Xhaferi.
“Kjo do të jetë karrigia ku do të ulet Talat Xhaferi”, tregoi Grubi.