Aliu e Hetemi nënshkruajnë memorandum për mirëmbajtjen e rrugëve

19:08 | 03 Tetor 2023
aliu-e-hetemi-nenshkruajne-memorandum-per-mirembajtjen-e-rrugeve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të disa rrugëve në këtë komunë.

“Prej sot, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë përsipër mirëmbajtjen verore dhe dimërore të këtyre rrugëve: Maxherë – Bistricë, Bistricë – Koshtovë e Vllahisë, Koshtovë e Vllahisë – deri te lidhja me magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, si dhe Koshtovë e Vllahisë – Cerajë”, ka shkruar ministri Aliu.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, njëherësh edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovës.

Komento: