Aliu i VV-së: Presim surpriza në Uashington, nga takimi nuk pritet diçka e mirë

20:59 | 01 Shtator 2020

VV nuk është optimiste për takimin në Uashington.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë në Prime Time të Kanal 10 se, qeveria aktuale nuk ka legjitimitet të shkojë në takimin e Uashingtonit.

Sipas tij, takimi në Uashington është enigmatik.

“Jemi në pritje të surprizave se çka do të ndodhë në Uashington. Nuk pritet diçka e mirë nga ky takim”, ka thënë Aliu në Kanal10.

Sipas Aliut, prej Serbisë nuk pritet asnjë kompromis.

“Prej Serbisë nuk pritet asnjë kompromis, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Komento: