Aliu: Katër komunat veriore janë pjesë e AKK-së

21:26 | 10 October 2024
aliu:-kater-komunat-veriore-jane-pjese-e-akk-se

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Aliu, në një postim në ‘Facebook’, bëri të ditur se tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK.

Sipas tij, çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

Ndryshe sot mbledhja e Asociacionit të Komunave është ndërprerë për shkak të një përleshje mes kryetarëve të komunave shqiptare.

 

Komento: