Aliu pezullon pëlqimin mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj

12:00 | 01 Gusht 2023
aliu-pezullon-pelqimin-mjedisor-per-ndertimin-e-inceneratorit-ne-ferizaj

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shkarkuar dy Komisione vlerësuese për menaxhimin e mbeturinave dhe dhënies së lejeve mjedisore, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur ministri MMPHI-së, Liburn Aliu, në një konferencë për medie duke thënë se një kompani ka thënë se ka marrë pëlqim për ndërtimin e inceneratorit termik për trajtimin e mbeturinave.

Ai tutje ka thënë se kanë nisur një proces të auditimit dhe janë bërë matjet gjeodezike, ku më pas kanë kuptuar se ky raport nuk ka të bëjë me realitetin fare. Aliu tha se për këtë projekt, dyshon që ka interesa nga dikush. Tha se skandali ka ndodh në kohën sa ka qenë ministër.

“Në maj befas na vjen një kompani dhe thotë kemi marrë pëlqim nga ju për trajtim termik të mbeturinave dhe po ashtu kemi marrë leje ndërtimore në Komunën e Ferizajt për të ndërtuar një gjenerator. Kam kuptuar që në dhjetorin e vitit që shkoi ka pasur të lëshuar pëlqim mjedisor për incinirator në Varosh të Ferizajt, që nënkupton djegien e rreth 100 mijë ton mbeturinave në vit”.

“Është projekt i madh dhe normalisht ka interesa, kush e ka dhënë pëlqimin nuk e dimë me emra. Si është bërë dhënia e lejes, pra këto shkelje më kanë interesuar mua. Kur ka ndodh kjo, pra ka ndodh në kohën sa unë kam qenë ministër dhe unë po dal po e denoncoj. Me emra, nuk e di kush e ka nënshkruar, nuk e di as kush e ka dhënë emrat nga autoritetet komunale”.

“Kemi marrë vendim që kjo të shkojë në auditim e aty më pas dalin edhe shkelje të tjera. Fatmirësisht përfundoi si rast deri tani me pezullimin e pëlqimit mjedisor”.

“Është projekt i madh dhe normalisht ka interesa, kush e ka dhënë pëlqimin nuk e dimë me emra. Si është bërë dhënia e lejes, pra këto shkelje më kanë interesuar mua. Kur ka ndodh kjo, pra ka ndodh në kohën sa unë kam qenë ministër dhe unë po dal po e denoncoj. Me emra, nuk e di kush e ka nënshkruar, nuk e di as kush e ka dhënë emrat nga autoritetet komunale”, tha tutje Aliu.

E zëvendësministri i këtij dikasteri, Avni Zogiani, tha se procesi i lejeve është përcjell në vazhdimësi me skandale.

“Procesi i lejeve, pëlqimeve ambienatale ka qenë problematik dhe është përcjellë me skandale. Duke u nisur nga kjo, ne kemi kohë që punojmë në reformim dhe na ka marrë kohë sepse bëhet përmes komisioneve”.

“Definitivisht nuk mund të ecim me reformim legjislativ nëse nuk ka reformë edhe në Komisione. Kemi kërkuar nga sekretari që t’i shkarkojë dy Komisione, atë për pëlqimin e lejeve dhe për mbeturina”, tha Zogiani.

Komento: