Aliu reagon pas the’rjes së katër personave në Ferizaj: Tronditëse, drejtësia do të thotë fjalën e saj

19:38 | 11 November 2024
aliu-reagon-pas-the’rjes-se-kater-personave-ne-ferizaj:-tronditese,-drejtesia-do-te-thote-fjalen-e-saj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e ka quajtur tronditës lajmin për therjen e katër personave sot në këtë qytet.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore”.

“Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj”.

“Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!”

Aliu e ka përgëzuar reagimin e Policisë së Kosovës për të cilët tha se treguan profesionalizëm të lartë, “duke e shmangur zgjerimin e krimit”.

Komento: