Aliu tregon për shkëputjen e kontratës me një kompani italiane, njofton për nënshkrimin e një të reje me kompaninë nga Shqipëria

12:00 | 22 November 2024
aliu-tregon-per-shkeputjen-e-kontrates-me-nje-kompani-italiane,-njofton-per-nenshkrimin-e-nje-te-reje-me-kompanine-nga-shqiperia

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se janë detyruar që ta ndërprejnë kontratën me operatorin italian për shkak të zvarritjeve së punimeve.

“Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’. Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kilometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”, u shpreh Aliu. /EO

Komento: