Alivanoset nënkryetari i FFK-së, ja si është gjendja e tij tani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Alivanoset nënkryetari i FFK-së, ja si është gjendja e tij tani

20:29 | 10 Qershor 2019

Është alivanosur nënkryetari i FFK-së, Predrag Jovic.

Para pak çastesh në stadium ka hyrë edhe nënkryetari i FFK-së, Predrag Jovic, por gjendja jo e mirë shëndetësore ka bërë që ai të alivanoset.

Afër tij në momentin e alivanosjes kanë qenë ish nënkryeyari i FFK-së Bekim Haxhiu dhe zëvendëssekretari i FFK-së Arianit Ahmeti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Jovicin për tretman më të specializuar në spitalin e Sofjes.

Kosova sonte do të luajë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për evropianin e futbollit, raporton Zëri.

Përfaqësuesja kosovare do të luajë si mysafire e Bullgarisë, në Sofje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!