
Prezantuesja simpatike shqiptare, e mirënjohura Alketa Vejsiu është ngjitur mbrëmë në skenën e madhe të festivalit të muzikës italiane, “Sanremo”.
Dje është mbajtur nata e dytë e festivalit të “Sanremos”, dhe bashkë me Amadeus këtë natë është prezantues ishin edhe shqiptarja Alketa Vejsiu dhe e dashura e Ronaldos, Georginia.

Këtë arritje prezantuesja shqiptare e konsideron si suksesin më të madh në karrierën e saj profesionale, dhe gjatë prezantimit ajo nuk ka harruar as të përshëndes bashkombasit në shqip.

“I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, u shpreh ajo duke bërë që “Sanremo” të flasë shqip për pak sekonda”.



