Allegri apo Pochetino, ky pritet të jetë trajneri i ri i Manchester United!

15:51 | 05 Nëntor 2020

Solskjaer e ka veç “hijen” te Man Utd, njëri nga këta dy strategë do e zëvëndësojë atë.

Humbja të dielën ndaj Arsenal në Premierligë dhe ajo e djeshme nga Istanbul BB në Champions League pritet ti kushtojnë me punë Ole Gunnar Solskjaerit.

Trajneri norvegjez duhet të mbajë veten vetëm me fitore ndaj Evertonit, ndryshe çdo epilog tjetër do të pasojë me shkarkimin e tij. Man United ka dy emra të preferuar dhe njëri nga ta pritet ta zëvëndësojë Solskjaerin.

Allegri ose Pochetino, njëri nga ta do të jetë trajner i ardhshëm i gjigantit anglez.

Dy trajnerët janë të papunë dhe United është gati që të emërojë njërin nga ta trajner afatgjatë të skuadrës.

Komento: