Allegri bën tri transfere të mëdha te Juventusi

13:16 | 28 Maj 2021

Epoka ‘Allegri’: Bëhen të ditur 3 transferet e para nga Zonja e Vjetër.

Massimiliano Allegri është gati për të sjellë lajme të mira për Juventusin gjithashtu edhe në sferën e merkatos verore ku tashmë janë bërë të ditur objektivat e parë që do transferohen.

Mbi të gjithë qëndron emri i Gianluigi Donnarummas i cili tashmë është duke zhvilluar bisedime me Biankonerët për transferimin këtë verë.

Emri tjetër është ai i Rodrigo De Paul nga Udinese i cili po kërkohet gjithashtu nga Milan dhe Inter por Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend të kursehet për ta transferuar mesfushorin argjentinas.

I fundit në listën e shkurtër është Manuel Locatelli i Sassuolos.

Fokusi i Biankonerëve mbetet mesfusha ku sezonin që lamë pas hasën në probleme të mëdha në këtë repart.

Komento: